Po licia britanike ka arr estuar 69 emigrantë shqiptarë, të cilët po tentonin të futeshin në mënyrë të paligjshme në Angli, duke lundruar mbi një anije peshkimi.
Anija, e cila kishte lundruar nga zona e Ostendes në Belgjikë, u ndalua në portin Harwich në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe kishte në bord 72 persona.
Tre anëtarë të ekuipazhit, një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën akuzën për trafik të emigracionit të paligjshëm.
“Duke punuar me partnerët tanë, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve dhe për t’i parandaluar ata nga sh frytëzimi i migrantëve për përfitim. Qëllimi ynë është të synojmë ata që shkaktojnë dëm, të mbrojmë ata që janë më të prekshëm ndërsa sigurojnë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar”, – njofton policia britanike.
Ndërkohë lajmi është publikuar në mediat britanike, të cilat raportojnë se kudo kishte po licë dhe qen për kapjen e e migrantëve.
“Kishte një ngarkesë të ambulancave dhe një helikopter fluturonte sipër. Anija ishte vetëm një peshkarexhë e vogël peshkimi dhe me sa duket u përgjua ndërsa po dilte për në grykëderdhjen që vinte në Harwich. Po licia vulosi një pjesë të portit, ndërsa mi grantët u nxorrën jashtë. E gjithë gjëja ishte tronditëse për t’u parë”. /noa.al/