Loading...

Amerika vendos mes Trump dhe Biden (video)

Amerika zgjedh presidentin.
Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Click the map to create your own at 270toWin.com
MINUTË PAS MINUTE

03:10 | Biden po kryeson dhe në bastionin republikan, Teksas

Janë numëruar afro gjysma e votave në Teksas dhe po prin kandidati demokrat, Joe Biden.

Teksas njihet si shteti që historikisht i takon republikanëve dhe në të gjitha zgjedhjet e dekadave të fundit, kanë fituar ata.

03:06 | Biden fiton edhe Merilënd

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, ka fituar edhe Maryland, duke siguruar 10 vota elektorale.

Shteti Merilend ndodhet pranë Uashingtonit, distriktin i Kolumbisë.

Maryland është një shtet në rajonin Mid-Atlantik të Shteteve të Bashkuara Juglindore, në kufi me Virxhininë, Virxhininë Perëndimore dhe Distriktin e Kolumbisë në jug dhe perëndim të tij; Pensilvania në veri të saj; dhe Delaware dhe Oqeani Atlantik në lindje të saj.

02:54 | Trump dhe Biden, fitore të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fituar edhe Alabamën, Misisipin, Arkansasin dhe Oklahomën.

Ndërsa sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka fituar në Konektikat, Dellauer dhe Illinois.

02:24 | Biden fiton edhe katër shtete

Agjencia e lajmeve AP raporton se kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, ka fituar zgjedhjet në Merillend, Masaçusets, Nju Xhërsi, Rod Ajllënd.

Më herët është raportuar për fitoren e Bidenit edhe në Virxhinia dhe në Vermont.

02:19 | Trump fiton Karolinën e Jugut dhe në Tenezi

Presidenti Donald Trump ka fituar në Karolinën e Jugut dhe në Tenezi, raporton agjencia e lajmeve AP.

Karolina e Jugut i jep atij nëntë vota elektorale, ndërsa Tenezi 11.

Trump e ka fituar me lehtësi Karolinën e Jugut edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kundrejt kandidates së atëhershme demokrate, Hillary Clinton.

02:16 | Shpallen të tjera rezultate

Trump ka fituar shtetin e Virxhinian Perëndimore me 69% dhe Karolinën e Jugut me 65.6%

Ndërsa Biden ka fituar Xhorxhian me 61.8% dhe New Hampshire, me 72.2%.

02:06 | Vota e popullit, Biden kalon në avantazh

Teksa janë numëruar gati 5 milionë vota, kandidati demokrat Joe Biden ka kaluar në avantazh në bazë të votave popullore, mirëpo vazhdon të humbasë në gazë të votave elektorale, ato që në fund zgjedhin presidentin.

Biden deri tani, sipas projeksionit të CNN-it ka marrë 2,393,491 vota, kurse Trumpi 2,373,445 vota.

Trump, ka fituar 11 votat e para elektorale, kurse Bideni deri tani vetëm 3 të tilla nga 540 që janë gjithsej dhe 270 që duhen për të fituar.

01:56 | Rezultatet e para, Trump dhe Biden ndajnë fitoren në Virxhinia

Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar në Uest Virxhinia, ndërsa sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka fituar në Virxhinia.

Më herët, AP ka raportuar për fitoren e Trumpit në Kentaki dhe për fitoren e Bidenit në Vermont.

01:47 | Rezultatet e para paraprake: Presidenti Trump fiton Indianën dhe Kentakin, demokrati Biden fiton Vermontin

Sipas parashikimeve të deritanishme, Presidenti Donald Trump ka fituar në shtetet e Indianës dhe Kentakit, ndërsa demokrati Joe Biden ka fituar në Vermont. Shteti i Indianës ka 11 vota elektorale, shteti i Kentakit ka 8 dhe shteti i Vermontit ka 3. Kjo do të thotë se deri tani Presidenti Trump ka 19 vota elektorale dhe zoti Biden, 3.

01:04 | Nis mbyllja e disa vendvotimeve në SHBA

Dy shtetet e para amerikane, ku ka nisur mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale, janë Indiana dhe Kentaki.

Indiana, prej nga vjen zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence, është shteti i parë federal që i ka mbyllur vendvotimet në disa prej rretheve.

Indiana ka 11 vota elektorale, ndërsa Kentaki tetë.

Për të fituar zgjedhjet, njëri nga kandidatët – Donald Trump ose Joe Biden – duhet të sigurojë 270 vota elektorale.

01:14 | SHBA, proces zgjedhor i rregullt dhe i qetë në mbarë vendin

Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të hedhur votat në biblioteka, shkolla, pallate sporti në kushtet e një pandemie vdekjeprurëse. Pjesëmarrja pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore. Shumë votues qëndruan në rradhë me maska mbi fytyrë, ndërkohë që në shumë qytete bizneset e dyqanet kishin mbuluar dritaret me kompensata, kujtesë e dy problemeve madhore në këtë periudhë zgjedhjesh: pandemia e COVID-it dhe protestat, në shumë raste të dhunshme nga demonstrues kundër praktikave policore dhe racizmit.

00:50 | Trump thotë se ka dalë mirë në gjithë SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur optimist për fitore në zgjedhjet.

“Jemi duke u dukur shumë mirë në gjithë vendin. Ju faleminderit”, ka shkruar Trump në Twitter.

00:44 | Biden: Le të bëjmë histori

Ish nënpresidenti Joe Biden, kandidat i socialistëve* (Partia Demokratike) në zgjedhjet presidenciale, para pak minutash ftoi amerikanët që të bëjnë së bashku me të histori, duke ndryshuar fatet e vendit me votë për të.

Biden, 77 vjeç, i cili prej 47 vjetësh ndodhet në politikën e lartë amerikane, kërkoi që sa më shumë njerëz të dalin në votime, ndërsa kutit mbyllen për pak kohë.

Përballë demokratit (Partia Republikane) Donald Trump, Biden në të gjitha sondazhet po kryeson.

* Shënim i NOA: Dy partitë kryesore në SHBA janë PR dhe PD. Republikanët përfaqësojnë demokratët e djathtë, ndërsa demokratët, përfaqësojnë socialistët e majtë. Partia Republikane është në të djathtë të spektrit politik dhe mbështet qëndrime që konsiderohen më konservatore, ndërsa demokratët janë në të majtë dhe mbështesin qëndrime më liberale.

00:27 Trump: Humbja nuk do ishte e lehtë

Ndërsa votuesit e fundit amerikanë po ju drejtohen qendrave të votimit, presidenti aktual Donald Trump ka pranuar se humbja e presidencës amerikane nuk do të ishte “e lehtë”. Ai citohet të ketë thënë se nuk kishte menduar për një fjalim fitoreje, ndërsa iu drejtua anëtarëve të partisë në selinë e tyre në Arlington, Virginia.

Ndërkohë, sfiduesi demokrat Joe Biden u kthye në shtetin e tij në Pensilvani në një përpjekje të fundit për të fituar për ta kthyer shtetin blu dhe për të korrur 20 votat e tij të kolegjit elektoral.

Ai vizitoi shtëpinë tij të fëmijërisë, ndërsa shkroi: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë”.

Tani pritet që amerikanët do ta rizgjedhin Trumpin për një mandat të dytë, apo do ta bëjnë të ketë fatin e George HW Bush, i cili në zgjedhjet e vitit 1992 nuk arriti të fitojë katër vjeçarin në Shtëpinë e Bardhë.

00:16 Dalin exit poll-et e para, tre çështjet ku bazohen amerikanët për votën e tyre

Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Siç raporton CNN, 34 për qind e amerikanëve që votuan sot theksuan se çështja më e rëndësishme është ekonomia, kurse 21 për qind theksuan se problemi më i madh është racizmi, kurse pandemia radhitej si problemi i tretë më i rëndësishëm.

Ndërkohë, të pyetur se cili duhej të ishte prioriteti më i rëndësishëm i Presidentit, 52 për qind kanë theksuar se ishte përballimi i Pandemisë, kurse 48 për qind janë shprehur se ishte ringritja e ekonomisë. Të pyetur se si po e përballon qeveria pandeminë, 48 për qind shprehen mirë dhe 52 për qind shprehen se po e menaxhon keq.

00:10 Kur pritet sivjet rezultati

Mund të duhen disa ditë për numërimin e votave, por zakonisht është e qartë se kush është fitues në orët e para të ditës që i pason zgjedhjet. Këtë herë, zyrtarët dhe analistët kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë, e ndoshta edhe javë për rezultatin, për shkak të numrit të madh të votave me postë. Mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar me postë, ose në vendvotime që janë hapur më herët.

“Asnjëherë në historinë e këtij qyteti nuk ka pasur kaq shumë votues që kanë votuar me postë”, ka thënë Jim Kenney, kryebashkiak i Filadelfias, qytetit më të madh të Pensilvanisë.

Shtetet kanë rregulla të ndryshme për mënyrën ose kohën kur i numërojnë votat me postë. Hera e fundit kur rezultati nuk ka qenë i qartë brenda pak orësh, ka qenë në vitin 2000, kur fituesi i zgjedhjeve, George W. Bush, nuk është konfirmuar derisa Gjykata Supreme ka marrë vendim, një muaj më vonë.

00:14 FBI heton telefonatat që u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi

FBI ka nisur një hetim pas raporteve për thirrje të automatizuara telefonike, që u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, në ditën e zgjedhjeve në SHBA.

Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike i përshkroi thirrjet, të cilat janë raportuar në një numër shtetesh, si “kërcënim për votuesit” dhe “taktikë për shtypjen” e tyre.

Megjithatë, ai tha se incidente të ngjashme ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në Nju Jork, prokurorja e përgjithshme, Letitia James, tha se zyra e saj është duke hetuar “në mënyrë aktive” raportet për telefonatat që u bëhen banorëve.

“Votimi është një gur themeli i demokracinë sonë”, tha James.

“Përpjekjet për t’i penguar votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, janë zhgënjyese, shqetësuese dhe të gabuara. Për më tepër, janë të paligjshme dhe nuk do të tolerohen”, tha ajo.

Dana Nessel, prokurore e përgjithshme e Miçigenit, tha se ka pranuar raporte për telefonata që u bëhen banorëve në qytetin e Flintit, me kërkesën për të votuar të mërkurën, për shkak të radhëve të gjata.

“Padyshim që ky është mashtrim dhe përpjekje për të shtypur votën”, tha Nessel.

00:07 Biden: Nëse zgjidhem, do të jem president i të gjithëve

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, premtoi se do të jetë president i të gjithëve nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju premtoj, edhe pse garoj si demokrat krenar, nëse më zgjidhni mua, unë do të jem një president amerikan. Nuk do të ketë shtete të kuqe, ose të kaltra, vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Ai i bëri komentet para mbështetësve të tij në Filadelfia të Pensilvanisë, nga ku edhe e ka origjinën.

00:09 Fuqitë (dhe kufijtë) e presidentit amerikan

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA do të ketë një ndikim të madh në politikën e brendshme dhe të jashtme amerikane. Por, kjo nuk do të thotë se fituesi e ka gjithë fuqinë për t’i vënë në veprim planet e tij.

00.04 Koronavirusi – një pikë e nxehtë e zgjedhjeve në SHBA

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Vetë presidenti Donald Trump, i cili garon për mandatin e dytë, ka qenë i infektuar, por është shëruar.

Trump ka thënë se pandemia është drejt fundit, por sfiduesi i tij, Joe Biden, ka thënë se ajo po përkeqësohet dhe e ka akuzuar Trumpin për mungesë të strategjisë.

00.01 Ekonomia, tema kryesore që​ dikton votë​n e amerikanë​ve

Një e treta e votuesve amerikanë rendisin ekonominë të parën ndër çështjet kryesore që diktojnë zgjedhjen e tyre për president, sipas anketës me amerikanë që sapo kanë votuar, zhvilluar nga kompania Edison Research. Dy ndër dhjetë votues thonë se për ta COVID-19 është kryesorja, po ashtu dy ndër dhjetë rendisin pabarazinë racore, ndërsa të anketuarit e tjerë flasin për krimin, sigurinë dhe kujdesin shëndetësor. Sipas anketës, gjysma e të anketuarve e shohin si të rëndësishme vënien nën kontroll të pandemicë, edhe nëse masa të tilla dëmtojnë ekonominë.

23:43 Twitter bllokon llogari për “bashkëredim” postimesh mbi zgjedhjet

Platforma e medias sociale Twitter bllokoi të martën disa llogari të reja me prirje të djathta, që po postonin informacion mbi votimet në zona ku pritet të ketë garë të fortë mes kandidatëve presidencialë.

Twitter thotë se informacioni i postuar shkel politikat e kompanisë kundër “bashkërendimit” që nënkupton postimin në disa llogari të të njëjtit informacion, për të krijuar përshtypjen që individë të ndryshëm po postojnë në mënyrë të pavarur dhe pa lidhje me njeri-tjetrin.

Një nga llogaritë, SVNewsAlerts, kishte 69,000 pasues deri javën e kaluar. Kjo llogari shpesh ka paralajmëruar për trazira lidhur me zgjedhjet dhe për probleme lidhur me sigurinë e votës. Po ashtu në këtë llogari janë postuar pretendime të presidentit lidhur me mashtrime nga demokratët.

Llogari të tjera të bllokuara përfshijnë FJNewsReporter, Crisis_Intel dhe Faytuks.

23:34 Gjykatësi urdhëron shërbimin postar të kontrollojë për vota të pashpërndara

Një gjykatës federal urdhëroi shërbimin postar (USPS) të kontrollojë një sërë qendrash për fletë-votime të dërguara me postë, që mund të kenë mbetur pa u shpërndarë dhe t’i dërgojë ato menjëherë në qendrat zgjedhore përkatëse. Urdhëri i gjykatësit përfshin shtete të tilla si Pensilvania, Florida, Karolina e Jugut, Kolorado, Arizona, Alabama dhe Uajoming. Disa prej tyre janë shtete që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Urdhëri i gjykatësit pasoi një njoftim të shërbimit postar se nuk ka arritur të skanojë për t’u shpërndarë brenda ditës së sotme rreth 300 mijë vota. Gjykatësi ka kërkuar që brenda orës 15 shërbimi postar të bëjë verifikimin se sa vota kanë mbetur pa u shpërndarë dhe të konfirmojë deri në orën 16:30 se asnjë votë nuk do mbesë pa u dërguar në destinacion.

21:38 Zyrtarët amerikanë shprehin besim tek siguria e zgjedhjeve.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf tha disa orë pas hapjes së qendrave të votimit se “nuk kemi të dhëna që ndonjë vend i huaj të ketë patur sukses në manipulimin ose ndryshimin e votave që janë hedhur”. Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri të martën në mëngjes. “Infrastruktura zgjedhore është e fortë”, tha zoti Wolf, duke shtuar se “gjithsesi ne jemi në gadishmëri të lartë”. Zyrtarët amerikanë kishin thënë ditët e fundit se ishin në dijeni të të paktën dy përpjekjeve për të hyrë në sistemet zgjedhore gjatë javëve të fundit, një nga Irani dhe një nga Rusia.

20:09 Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve?

Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.

Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.

Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin. Kjo ësht një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm.

19:46 Covid-19 komplikon procesin e numërimit

Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.

Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet). Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare. Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin. Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor.

Çfarë duhet të dini

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 3 nëntor, mbahen zgjedhjet presidenciale.

Sistemi politik amerikan dominohet nga dy parti, andaj presidenti gjithmonë i përket njërës prej tyre.

Republikanët janë parti politike konservatore dhe kandidati i tyre në zgjedhjet e këtij viti është presidenti Donald Trump, i cili shpreson t’i sigurojë edhe katër vjet në pushtet.

Demokratët janë parti politike liberale dhe kandidat i tyre është Joe Biden, një politikan me përvojë, më i njohur për shërbimin e tij si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.

Të dy kandidatët, në të 70-tat e tyre, garojnë për të fituar votat e kolegjit zgjedhor.

Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.

Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota dhe fitues i zgjedhjeve është kandidati që siguron 270 ose më shumë prej tyre. Fituesin nuk e përcakton vota e popullit.

Zgjedhjet në SHBA mbahen çdo katër vjet në të martën e parë të nëntorit dhe të drejtë vote ka secili shtetas amerikan mbi 18 vjeç.

Rezultati mund të dihet në natën e zgjedhjeve, por mund të marrë edhe ditë ose javë.

Presidenti i ri betohet zyrtarisht më 20 janar në një ceremoni që njihet si inaugurim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com