Aktori dhe gazetari Valter Gjoni ka ndërruar jetë, pasi humbi be tejën me Covid.
Valter Gjoni numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare. Ai punoi për 4 dekada edhe si gazetar dhe kritik arti.
I ndjeri, kohët e fundit ishte drejtor i Zyrës së Protokollit dhe Ceremonialit në bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj duke folur sot mbi vdekjen e Gjonit, u shpreh:
“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë”.
“I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës./NOA.al