Kur kanë kaluar ditë nga zh dukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, familjarët janë ende në pritje të një lajmi për gjetjen e tyre, qoftë gjallë ose të vd ekur.
Report Tv ka kontaktuar me familjarët e të rinjve të zh dukur, të cilët ende nuk kanë asnjë informacion mbi fatin e fëmijëve të tyre. Nëna e Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ek zekutimin e dy të rinjve Klement Pepajt 21 vjeç dhe Vilson Çutajt 37 vjeç për zh dukjen e një sasie dr oge, është e gatshme që të jap edhe jetën, vetëm të dijë se ku ndodhet djali i saj.
“Burri (Rrok Pepaj) është në po lici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të v dekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga po licia. Unë jam e sëmurë, jam në v arr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, tha ajo.
Telefonat e burrave, Rrok Pepaj (Babai i Danjelit) dhe Nush Pepaj (babai i Klement Pepaj) janë në duart e grave, në pritje të një informacioni për djemtë e tyre. Report Tv kontaktoi me Nush Pepajn, ku telefonatës iu përgjigj vajza e tij, e motra e Klementit. Kjo sepse Nush Pepaj është së bashku me po licinë për të kërkuar për tre të rinjtë. “Babai është në mal tani. Me po licinë është duke e kërkuar. Është një zonë e pabanuar, shumë lart në Malësi”, tha ajo për Report Tv.
Televizioni sjell video nga kërkimet e uniformave blu në një zonë të thellë të Malësi, në Vrith. I pranishëm në operacionin e kërkimeve është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Kjo zonë ka shumë shpella dhe dyshohet se trupat e të zhdukurve mund të jenë fshehur në një prej tyre. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Familja e Klement Pepajt ka akuzuar familjen e Danjel Pepajt, se djali i tyre është autor i vrasjes, duke ndezur mosmarrëveshjen mes dy familjeve, por edhe me fisin e të zhdukurit tjetër, Çutajt. Megjithatë, nga sa është raportuar deri më tani, asnjë nga familjet nuk është ngujuar.
Vilsoni kushëri me Klemendin, u panë për herë të fundit pasditen e 2 tetorit nga i vëllai Olsi Çutajt i cili këtë fakt e dëshmoi në po lici dhe në publik. Por kjo familje ka një të kaluar që lidhet më punët e dr ogës. Vilsoni në dyshime që është vrarë bashkë me Klemend Pepajn nga kushëriri Daniel Pepaj, në 2018 ishte dënuar për drogë më afro 4 vjet dhe liruar nga burgu i Reçit pak muaj më parë. I arr estuar në maj të 2017 sepse në katin e dytë të shtëpisë iu gjetën 64 kg ka nabis futur në pesë thasë. I dënuar për dr ogë rezulton edhe prindi i tij Pal Çutaj.
Pikërisht dyshohet se prishja e pazareve dhe vj edhja e 50 kg marijuanë është bërë shkak i zh dukjes së tre kushërinjve prej tre ditësh në Malësinë e Madhe. Një ditë para zh dukjes, në datën 2 tetor 2020 Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, kanë dh unuar fi zikisht, Danjel Pepaj. Dyshohet se sh erri ka ndodhur pikërisht për prishjen e pazarit të dr ogës.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj, 21 vjeç dhe Vilson Çutaj, 37 vjeç, janë ek zekutuar nga Danjel Pepaj, 25 vjeç. Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për disa parcela droge, ku Danjel Pepaj ka thërritur kushërinjtë e tij Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që të sqaroheshin dhe nga ku mendohet se mund t’i ketë ek zekutuar. Sipas burimeve mendohet se të dy trupat mund të jenë groposur duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tyre.