Loading...

Zh duket një tjetër 40-vjecar, familja kërkon ndihmë (emri/foto)

Një 40-vjeçar në Elbasan rezulton i zh dukur prej orësh dhe familjarët e tij shprehen të shqetësuar pasi nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Rrapush Çeça ka dalë sot në mëngjes nga banesa me makinën e tij, me targa AA 531 VS.

Pasi u largua nga shtëpia në lagjen “Hekurudha”, Rrapushi nuk është bërë më i gjallë.

Vëllai i Rrapushit thotë se nuk kanë pasur asnjë mundësi të lidhen me të pasi nuk arrihet komunikim me telefon.

Familja tregon se pak para se të dilte nga shtëpia, Rrapushi u tha se do të shkonte të kryente disa ekzaminime mjekësore.

Por sipas familjarëve, nuk ka gjurmë të Rrapushit pasi nga verifikimet në Spitalin e Elbasanit rezulton të mos ketë qenë. Emri i tij nuk figuron në regjistrat e e sotëm të vizitave.
Një ditë më parë u zhduk një tjetër 40-vjeçar

Vetëm një ditë më parë, familjarët denoncuan zh dukjen edhe të një 40-vjeçari në Vlorë. Ai prej katër ditësh nuk kishte asnjë kontakt me familjen, ndërsa makina dhe rrobat e tij u gjetën në fshatin Mavrovë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com