Loading...

Vlorë/ D igjet një automjet, ja në pronësi të kujt ishte…

Një automjet në Vlorë është djegur pas mesnatës
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 minutat në zonën Ujit të Ftohtë.
Automjeti i djegur është një Nisan me targa VL 7260C.
Mësohet se mjeti i përket Olsi Kafazit, 35 vjeç, punonjës i Ujësjellësit në qytetin e Vlorës, të cilit i kanë djegur makinën.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa VL 7260 C është shkrumbuar i gjithi nga flakët në orën 01.15 minuta, pas mesnate dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Olsi Kafazi në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit është dhunuar brutalisht me shkop bejsbolli dhe sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Pas denoncimit, policia nuk zbuloi asnjë nga autorët.

Olsi Kafazi, me detyrë ekonomist në Ujësjellësin e qytetit, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij me biçikletë, teksa në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, dy persona i kanë zënë pritë duke e sulmuar befasisht me sende të forta në mënyrë barbare.

Ai nuk ka mundur t’i identifikojë, për shkak se goditjet e para kanë qenë të forta, në kokë, dhe ai ka rënë thuajse pa ndjenja.

I dëmtuari tha se nuk kishte asnjë konflikt si në jetën private apo në detyrë që të mund të jetë bërë shkak i ngjarjes. Vetëm pak javë më pas 35-vjeçarit i digjet edhe makina.

Çfarë thotë policia? Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com