Ministrja e kabinetit qeveritar, Elisa Spiropali, ka ironizuar sot kreun demokrat, Lulzim Basha.
Ajo e ka përdorur ironinë ndaj tij, lidhur me rikthimin e Jozefina Topallit në politikë dhe faktin që kjo e fundit refuzoj t’i bashkohej PD-së.
“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”, – u shpreh Spiropali.
“Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit”.
“Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
“Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet”, – tha Elisa Spiropali.