Themeluesi i Aleancës Kuq e ZI, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar në emisionin “Open” se presidenti Ilir Meta i bën presion kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të rrisë numrin e ministrave të LSI.
“Opozitarizmi i Ilir Metës është presion ndaj Bashës për të rritur numrin e ministrave të LSI nëse vjen në pushtet”, – tha Spahiu i ftuar në emisionin e Eni Vasilit. – “Ilir Meta dhe LSI-ja janë nofulla të së njëjtës gojë. Nëse shkrihet LSI-ja ikën edhe Ilir Meta”.
“Meta nuk i bën presion Ramës, ç’lidhje ka ai me Ramën, i bën Bashës dhe merr rolin e kryeopozitarit. Atë që duhet të bëjë Basha. Basha duhet të bëjë protesta, unë dje e pashë Bashën te veshmbathjet te tregu çam. E kuptoni? Në vend të bëjë protesta i premton tregtarëve të veshmbathjeve tezga të reja”, – tha Spahiu.
Por ai pati një debat të ashpër më pas me analistin Agron Gjekmarkaj.
Ish-kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu në lidhje me situatën politike në vend ka degraduar në fyerje personale mes tyre.
Pas mbarimit të fjalës së Spahiut, Gjekmarkaj i ka thënë qëtë mos shtiret si i pavarur pase ka tentuar ta ketë mirë me të gjithë po nuk i ka ecur, dhe sot “lëpin këpucët e qeverisë”.
Është dashur ndërhyrja e gazetares Eni Vasili që situata dhe të ç’tensionohet.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Spahiu ka dështuar në politikë, nuk i ka ecur, ke tentuar të kesh marrëdhënie të mirë me Metën me Berishën me Bashën, me Ramën, dhe sot na dilni këtu si i pavarur dhe është një situatë e pështirosur që del dhe na thua ne sikur po i kritikon të gjithë.
Spahiu: Rri o Agron rri leri këto qesharak je ti…
Gjekmarkaj: Unë jam gjithmonë, gjithë ditën kundër qeverisë, se fsheh as që jam i djathtë, nuk bëj si i pavarur si ty që vjen këtu në studio dhe bën si i pavarur dhe lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë del aty dhe… ke një fjalor të varfër unë e dija të pasur…
Eni Vasili: Lërini debatet personale tani Spahiu është i ftuar nuk mund të fyeni njeri-tjetrin…
Spahiu: Sillini një pasqyrë Agronit të shohi veten…
Gjekmarkaj: Është turp që të kem ty përballë…
/NOA.al