Loading...

Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara

Është bërë e njohur strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai për mandatin e tretë ka nisur të grumbullojë këngëtarë, artistë dhe vajza të bukura për fushatën e Partisë Socialiste.

Por nëse në rrjetet sociale ka pasur vërejtje mbi nivelin artistik të disa emrave si Kastro Zizo apo Noizy, kryebashkiaku Erion Veliaj të gjithë kritikëve u është përgjgijur sot me një emër të madh:

Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara.

Kujtojmë se Eli Fara performoi në duet me Stresin në festivalin e fundit të RTSH, prandaj edhe afrimi i saj në fushatë me kryebashkiakun Veliaj, është parë gjithashtu si një sfidë e hapur që krybashkiaku i Tiranës u ka bërë artistëve dhe politikanëve të kampit kundërshtar.

Aq më tepër Eli Fara i thuri disa lavde veprave të Erion Veliajt në Tiranë, madje shkoi aq larg sa të deklarojë se Tirana tashmë ja ka kaluar shumë “kryeqyteteve fantastike” që ajo ka parë në botë, edhe në SHBA.

Asambleja socialiste e njësisë 5 në kryeqytet ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera, kur u tha se këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo që e bashkoi me socialistët, është puna e tyre për njerëzit, madje Eli Fara i përshëndeti të pranishmit edhe me një këngë live.

“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë, edhe në i paç kundërshtarë, duhet t’ju thuash faleminderit. Dua të falenderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se ç’ka qenë? Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe me njerëz të bukur”, tha Eli Fara.

“Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri”, – shtoi këngëtarja e njohur korçare.

Më tej ajo bëri edhe një krahasim me vendet e tjera.

“Jam korçare, por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh, kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera? Por po i kalojmë të tjerat. Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, – theksoi Eli Fara

Më tej Eli Fara u kujdes të ruajë edhe profilin e një artisteje, pa parti, por që kërkn të thotë të vërtetën.

“Jam artiste, nuk jam politikane, jam edhe korçare. Nuk jam militante e asnjë partie dhe nuk merrem me politik, jam me partinë e muzikës, por jam këtu për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë, duhet të thuash faleminderit”, – tha Eli Fara.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com