Loading...

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha/ Ja sa vjeç mbush

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Berisha në profilin e tij Facebook e ka shoqëruar këtë ditë të veçantë me një mesazh, ku është shfaqur krahas bashkëshortes së tij.

“Miq, sot 76 vjeç!”, tha Berisha.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte!”, ka shkruar Berisha, sot në 76-vjetorin e tij të lindjes.

Me profesion mjek, Sali Berisha është një ndër politikanët që ka dominuar jetën publike në vendin tonë, pas ’90.

Ai e nisi karrierën si një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë pluraliste në vend, për të marrë drejtimin e saj, në fillim të ’91.

Berisha shërbeu si President i Republikës në vitet ’92-’97, më pas për tetë vite ai udhëhoqi opozitën, për t’u rikthyer si kryeministër në tetë vite të tjera, 2005-2013.

Berisha edhe gjatë dy legjislaturave të fundit ka vijuar jetën politike, si deputet i PD-së.

Ai vendosi të djegë mandatin e deputetit rreth dy vite më parë, si shumica e deputetëve të opozitës, ndërsa pritet të rikthehet sërish në parlament pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, çka mund ta kthejë atë në deputetin më jetëgjatë në tërë historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com