Bilbili i muzikës veriore Fatmira Breçani ka bërë ditën e sotme një rrëfim të pazakontë në emisionin ABC e Mëngjesit.
Në një moment, e pyetur nga moderatori Alban Musa, nëse ka kënduar në dasmën e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo e ka pranuar dhe ka thënë se kjo pyetje e ka lodhur, pasi është artiste dhe nuk merret me politikë.
Fatmira ka theksuar se nëse nesër kryeministri Edi Rama marton djalin do t’i shkonte t’i këndonte me kënaqësi.
“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje. Me thënë të drejtën është bërë pak e tepërt. Unë e kam thënë edhe më herët që nuk merrem me politikë.
Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj. Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë.
Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te Amfiteatri dhe më thirrur, edhe në zyrë i kam shkuar. Nuk jam shumë e politizuar”, u shpreh këngëtarja.