Haxhi Robin Krasniqi ka shkruar historinë javën e kaluar. Ai është bërë shqiptari i parë me titullin kampion bote në boksin profesionist.
Në një intervistë për emisionin N’Kosovë Show, Krasniqi ka folur për fëmijërinë e tij, si dhe për jetën private e profesionale, deri në realizimin e ëndrrës së tij më të madhe.
Krasniqi i lindur në Junik tregoi se kishte punuar në një lavazh makinash në momentin kur kishte arritur në Gjermani.Vendosmëria dhe puna e palodhur bënë që ai të bënte krenarë shqiptarët anembanë botës.
Kampioni i botës u ka thënë të rinjve që të punojnë fort për realizimin e ëndrrave të tyre.