Robin Krasniqi është shpallur kampion bote në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO. Ai u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin, Dominic Boesel triumfoi meqë e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë.
Pas ndeshjes, Krasniqi dha një deklaratë prekëse, duke thënë se ka qarë dhe ka qeshur gjatë këtyre viteve për ta arritur qëllimin e tij. Krahas kësaj, një reagim për fitoren e Krasniqit e ka bërë edhe ish-partnerja e tij, modelja Heidi Lushtaku.
Modelja bukuroshe, e cila prej vitesh ka qëndruar prapa çdo suksesi të boksierit, ka publikuar disa imazhe duke treguar se është e lumtur për rezultatin e arritur.
“Vazhdo, vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të ndeshjes që njëherësh publikoi edhe momentin e fitores.
Heidi para disa muajve tregoi se është ndarë nga Krasniqi, ku ka bërë të ditur se ndarja mes të dyve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se gëzon respekt të pa masë për të dhe familjen e tij.