Loading...

Rastet kur temperaturën e lartë nuk duhet ta ulni me ilace

Ftohja dhe gripi pothuajse gjithmonë shoqërohen me temperaturë të lartë, e cila na bën të rraskapitur dhe na vështirëson madje edhe ngritjen nga krevati

Temperatura e lartë apo ethet janë gjendje kur temperatura ngrihet mbi nivelin e zakonshëm, ndërkaq në disa situata ulja e temperaturës me ilaçe nuk rekomandohet.

Infeksionet dhe inflamacioni të shkaktuara nga viruset dhe bakteret jo rrallë i shoqëron edhe temperatura si reaksion i shëndetshëm dhe natyral i organizmit ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve.

Ulet me ilaçe vetëm atëherë kur e kalon shkallën 38,5 – shkruan në revistën mjekësore gjermane “Apotheken Umschau”.

Shkalla e etheve nuk tregon domosdo seriozitetin e situatës, sepse ndonjëherë sëmundja e vogël mund të shkaktojë temperaturë të lartë, ndërkaq disa më serioze nuk shkaktojnë temperaturë të lartë.

Pasoja e ngritjes së lehtë të temperaturës pikërisht është shenjë e përshpejtimit të metabolizmit, gjë që ndihmon në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve.

Temperatura e lartë dallohet varësisht nga personi. Në temperaturën prej 39 gradësh mikrobet nuk mund të shumëzohen, ndërkaq aftësia që organizmi të prodhojë temperaturë të lartë është shenjë që organizmi është i fuqishëm dhe vital.

Te temperaturat e larta ndodh përshpejtimi i procesit të metabolizmit për pesë deri në tetë herë, shtohet prodhimi i interferoneve, të cilat pengojnë zhvillimin e viruseve, sasia e hekurit në gjak ulet dhe kjo është e rëndësishme për pengimin e rritjes së numrit të baktereve.

Rriten lëvizshmëria dhe veprimi i rruazave të bardha të gjakut të cilat i shkatërrojnë mikrobet.

Te temperatura e cila nuk është më e lartë se 37,8 gradë mjekët nuk e rekomandojnë uljen me ilaçe, sepse në atë mënyrë sëmundja zgjatet.

Viruset të cilat shkaktojnë probleme në frymëmarrje shumëzohen në temperaturë dhome, prandaj me rritjen e temperaturës trupi lufton kundër tyre.

Për ulje të temperaturës më së shpeshti përdoren paracetamoli, brufeni, ibuprofeni dhe analgjetikët e ngjashëm dhe antiseptikët.

Ndihmojnë gjithashtu edhe kompresat e vakëta dhe dushi me ujë të vakët.

Ndihmë mjekësore patjetër kërkoni nëse temperatura kalon 40 gradë dhe nuk ulet pa ilaçe as pas tri ditësh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com