Loading...

Rama,Metes: ‘Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia’

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta.

Rama reagoi pasi kreu i shtetit i bëri apel që të rivlerësohen masat e marra për parandalimin e Covid-19.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!”

“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!” – shkroi Rama.

Kryeministri kërkoi më shumë respekt për institucionet shëndetësore.

“Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com