Thesaret e shkruara të Biblotekës Kombëtare janë ekspozuar në ambientet e COD tek Kryeministria për publikun me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj.
Gjatë prezantimit, kryeministri Rama mbajti një fjalim ku kujtoi edhe fëmijërinë e tij, duke u shprehur se gjatë kohës që studionte në Liceun Artistik, rrinte për të ndihmuar me sistemin e rafteve, në mënyrë që të kishte mundësi të lexonte ndonjë vëllim të ndaluar.
“Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij por pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh.
Por koha e keqe në të cilën na gjeti ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë. Megjithatë ne e nisëm me rreth 3 mijë libra, që mund të ishin sa bibloteka e një personi të vetëm. Tani është më shumë se një milion. Kemi një dorëshkrim arabisht të Aristotelit. Ka plot botime të autorëve të lashtësisë dhe antikitetit.
Ka edhe një mrekulli përshkrimesh orientale në persisht, osmanisht. Disa prej tyre me vlerë të jashtëzakonshme. Thesari më i çmuar është koleksioni i antikuarëve. Janë të rralla. Dua ta mbyll me revolucionin dixhital. Ka përfshirë dhe biblotekën kombëtare në 100-vjetorin e saj, duke mundësuar të vijë në tokë parasja e Borhesit që thoshtë nëse ekziston, me siguri është bibliotekë.
Është një mundësi për ta hapur krejtësisht 1 milion e 300 mijë dritarët atë godinë. Kështu aksesi në këtë thesar do të jetë global, nga të gjithë ata që janë të lindur këtu, janë të lidhur me çka është krijuar këtu dhe nga të gjithë fëmijët. Më kujtohet kur shkonim tek Biblioteka, ishim nxënës të Liceut, ne ofroheshim të bëheshim pastrues që të merrnim si sanduich dhe ta konsumonim në këmbë ndonjë libër të ndaluar.
Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Ishte kontakt erotik me librin, mbetej në zemër si moment dhe mezi prisnim që të përsëritej. Natyrisht që ishte shumë i shpejtë konsumi, por liria për ta pasur aty thua nuk po shkoj sot, po shkoj nesër, javën tjetër, ”-tha Rama.