Loading...

Rama: ‘Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral…’

Nga seanca e sotme e Kuvendit, përballë deklaratave të opozitës parlamentare, Kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar Presidentin Ilir Meta.

Gjithçka duke iu referuar fjalës së tij në konferencën e sotme për mediat me Presidentin e Bosnjës, ku komentoi votimin që pritet të ndodhë sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”, u shpreh Rama.

Sipas tij Ilir Meta del e flet në emër të Kushtetutës dhe shqiptarëve, që mbase i shkon me viktimat e OFL që sipas tij i takon skutave, por jo me Partinë Socialiste dhe popullin shqiptar, “që do afishoka emrat e deputetëve publikisht të cilët do të marrin jo vetëm kosto politike dhe morale nëse votojnë sot:.

“Me cilat mjete të dhunshme, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017-ën. Shqipëria ka nevojë për të gjithë pa dyshim, por unë nuk jam udhëheqës i PS që të ushqejë partitë e vogla dhe koha ka treguar se partitë e vogla nuk kanë sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë, por se janë grupe shantazhierësh që kanë shqyer më shumë se të mëdhatë shtetin. Janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë pastaj degë të thesarit të atij që ka vulën”, deklaroi Rama.

Më tej shtoi se opozita dhe Ilir Meta duan të mbledhin njerëz dhe të thonë “turru, kapi, mblidhi, silli dhe pastaj të vij kush të vij këtu, për tu turrur, për të kapur, mbledhur dhe për të çuar te shtëpia”.

Duke iu drejtuar opozitës në parlament, ai tha se Partia Socialiste nuk është shërbëtore e tyre, por e popullit.

Më tej tha se, “E dini pse ne e kemi udhëhequr dhe do e udhëheqin vendin, jo se jemi të rënë nga qielli, pa gabime apo pa të meta, por se ky popull nuk është budalla. Çdo individ që flet në emër të popullit, qoftë në krye të vendit apo në rrjetet sociale, është i destinuar të marrë dënimin. Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat, nuk merrni vota ju as me lista të hapura, apo të mbyllura, se ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj. Për sa kohë që mendoni se shqiptarët janë budallenj, ju s’keni shans ta konkurroni PS”.

Ndër të tjera tha se “Nuk ka problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com