Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për mediat, se javën që vjen do të prezantohen ndryshimet për pagën progresive.
Teksa shigjetoi opozitën ai tha se, “Ata duan ta rikthejnë, për të bërë përsëri që infermierët, arsimtarët, punonjësit e shtetit me një pagë mesatare, të paguajnë më shumë sesa të pasurit e këtij vendi ose “oligarkët”. Të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabime është djallëzore”.
Ai tha se javën e ardhshme do të komunikohen ndryshime të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale, 30 mijë lekë të reja që do të hyjë në fuqi në janar.