“Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës, nuk i ka dhënë asnjë njeriu tjetër çfarë i ka dhënë Ilir Metës! E ka bërë Kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President. Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për Ilir Metën?”
Është kjo pyetja e që bëri Kryeministri Edi Rama për mediat jashtë parlamentit, pas deklaratës së kreut të shtetit, i cili e paralajmëroi se nëse preket 5 qershori, do e ketë në çdo shesh.
“Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari gjërat. Pse? Çfarë do më Ilir Meta nga Shqipëria?”, tha Rama.
Ndërkohë në parlament tha se “Ilir Meta është zhveshur komplet nga kostumi i Presidentit dhe ka filluar ngre shtanga në Presidencë”.