Loading...

Qeveria e këtij shteti europian jep lajmin që nuk pritej

Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një projekt ligj me të cilin lejon që institucionet e inteligjencës të mund të lexojnë shkrimet në WhatsApp dhe shkëmbimet e mesazheve të koduara të ngjashme.

Zv. zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer deklaroi se kabineti i ministrave ka pranuar projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendshme i cili u njeh mundësinë institucioneve të inteligjencës që të lexojnë shkresat e koduara në WhatsApp dhe aplikacionet tjera të ngjashme.
Sipas kësaj Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) që është përgjegjëse për inteligjencën e brendshme në Gjermani dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) përgjegjës për inteligjencën e jashtme dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) do të mund të lexojnë dhe të ndjekin mesazhet e koduara.

Projektligji në fjalë pritet të miratohet në Parlamentin Federal. Për zbatueshmërinë e cila do të hyjë në fuqi duke u shndërruar në ligj pas miratimit nga Parlamenti do të vendoset kushti për një vendim gjykate.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com