Presidenti Ilir Meta në një intervistë ditën e sotme ka folur për prishjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano.
Sipas tij, Nano i kishte kërkuar që t’i jepte garancinë për t’u bërë president, ndërsa Meta do të ishte kryeministër, por jo nuk është pranuar nga Meta, pasi prishte marrëveshjen me Brukselin ku thuhej se presidenti i takonte opozitës.
Ai tha se ishte ky refuzim i tij që bëri të mundur hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit
“Partia Socialiste në 2001 kishte marrë disa mandate si favor i një “faulli”. Fatos Nano donte me çdo kusht të bëhej president i Shqipërisë, edhe nëse unë bëhesha kryeministër. Donte garanci nga unë por unë nuk e bëra. I thashë: “Zotëri unë nuk të bëj dot president ty, do me pahir ti, bëhu kryeministër, të bëhem unë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm”.
Pas marrëveshjes që nuk bëra unë me Nanon Shqipërisë iu hapën negociatat. Unë me zotin Nano në atë kohë u prisha për këtë punë. Unë krijova një forcë të re politike. Në 2006 u mbyll marrëveshja e Stabilizim Asocimit”, tha Meta.