Loading...

Prindërit nga Vlora de noncojnë zh dukjen e djalit: ‘Na e kanë rrëmbyer të liqtë’

Prindërit e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj i shpallur nga familja i zh dukur prej 4 ditësh në Vlorë thonë se ai është rrëmbyer.

Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë rrëfyer për mediat se kanë humbur kontaktet me të birin, duke rrëfyer edhe bisedën e fundit me të.

Pas 7 muajsh qëndrimi në Itali ata kanë pritur që atje do të shkonte t’i merrte djali i tyre, por ai nuk e ka bërë këtë. Ermali nuk ka shkuar dhe ata janë detyruar të kthehen me një makinë tjetër. Ata kanë pritur që të kthehet, por të nesërmen kanë dalë të kërkojnë vetë.

Një djalë i ka dërguar tek makina dhe brenda saj kanë gjetur rrobat e djalit dhe atletet, por Ermali nuk dukej gjëkundi. Telefonatën e fundit, 40-vjeçari e kishte kryer me të shoqen, të cilës i kishte thënë se kishte ngatërruar rrugë. Prindërit hedhin dyshime mbi miqtë e të birit, që i quajnë “të ligj”.

“Djalin e kanë rrëmbyer, 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën. Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dyshojnë ti ketë ndodhur gjë.

Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat. Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë pe ng ose e kanë pl agosur. Më ka vd ekur dhe një djalë.

E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje. Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi.

Ndenjëm, por si në gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin? Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë.

Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty. Mendova mos është në po lici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi çupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë de noncim. Mirë i thashë

Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm po licinë.

Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë,”– shprehen prinderit.

Ermal Ngucaj tashmë është zhdukur prej katër ditësh. Policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë rrëmbyer. Ngucaj para një viti kishte dalë nga b urgu. Ai ishte një person me precedentë penalë, por ende nuk ka detaje të tjera mbi aktivitetet e të tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com