Loading...

Presidenca; ‘Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju!’

Presidenca i ka kërkuar sërish mazhorancës të reflektojë dhe të presë opinionin e Komisiont të Venecias përpara se të rivotojë Kodin Zgjedhor në Parlament.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thotë se PS po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Blushi.

Më herët, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla tha se “refuzuam përpjekjen e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme”.

Ndërkohë, zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian i kanë kërkuar drejtpërdrejt Kryeministrit Rama që të mos e rivotojë Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese pa folur më parë Komisioni i Venecias. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com