Një peshkatar ka nxjerr nga Oqeani Indian një peshkaqen 11 centimetra me dy koka.
Ninin Patil kishte vërejtur peshkaqenin e vogël në ujë dhe e kishte fotografuar, pasi një gjë të tillë nuk kishte hasur.
Mirëpo nuk ka vonuar dhe më pas e kishte rikthyer sërish në ujë.
Patil ka thënë se peshkatarët nuk hanë peshq aq të vegjël, dhe për këtë as që i shkoi në mend ta mbajë peshkaqenin për vete.
Nga ana tjetër ekspertët nga Mumbai kanë konfirmuar se kjo krijesë është e para në brigjet e Maharashtras.
/NOA.al