Loading...

Përjashtohet nga azili, institucioni i mban pensionin të moshuarit

Një rast flagrant raportohet nga Shkodra, ku një i moshuar, denoncon se është përjashtuar nga Azili i qytetit, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore.

Bazuar në urdhrin e kryeministrit, Bardhok Gegaj, 82-vjeç, shprehet se ka kërkuar leje për të dalë pasi lejohej një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara.

Gegaj thotë për emisionin “Stop” se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e ka futur në karantinë dhe pse ai ka dalë negativ në testin e COVID-19. Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka çuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt.

Nga ana tjetër, masa e pensionit 40 % i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër.

Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar.

Drejtoresha: Kjo është shkresa e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ka thënë, që nga 01.07. ka ik nga institucioni. Këto janë pagesat, që i kanë kalu këtu -40% korrik-gusht, që ia kena dhënë shtesë kreditore në shtator.

Gazetarja: Pra ju më konfirmoni, që në periudhën mars-prill-maj-qershor, buxheti i ka kaluar Shtëpisë së të Moshuarve.

Drejtoresha: Ja prill-maj-qershor. -37,-37 pra -40% deri në 1 korrik, që na ka ardh shkresa, që zotëria ka ik. Nga 1 korriku ne ia kena bo të plotë.

Gazetarja: Sa e ka masën e pensionit? Drejtoresha: 95 (mijë lekë të vjetra).

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë.

“Ja ku është letra e tij që kërkon të largohet nga azili. Ai është larguar me dëshirë, i jam ulur të mos ikte. I kam thënë të mos ikte”, thotë Hoxha. Ndërkohë Gegaj shprehet se drejtuesi i azilit është një “palaço dhe mashtrues” dhe shton se do të kthehet sërish në azil.

Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82-vjeçari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com