Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë nga tre persona të dënuar për kr ime të rënda në Vlorë.
Bëhet fjalë për Bexhet Alliaj, Saimir Rrapaj dhe Fotaq Zahari, të dënuar përkatësisht për trafikim të narkotikëve, pengmarrje me qëllim përfitimi dhe vrasje me paramendim të cilët duhet të deklarojnë të ardhurat dhe burimin e tyre brenda 48 orëve.
Njoftimi i plotë i OFL:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për k rim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Rr., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”;
Z., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rr ëmbimi dhe mbajtja p eng e personit me qëllim përfitimi”;
A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Tr afikimi i na rkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
/NOA.al