Loading...

Nuk shkon më shumë se një barazim ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë.

Lojtarët shqiptarë e kërkuan me ngulm fitoren, por më kot pasi kazakët u mbrojtën shumë mirë.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë për të dyja ekipet.

Në të dytën, djemtë e Edi Rejas ishin më kërkues dhe iu afruan disa herë portës mike.

Borja humbi shumë raste për gol, edhe pse paraqitja e tij në përgjithësi ishte e mirë.

Me këtë barazim Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com