Një fshat në kryeqytetin e Kazakistanit ka marrë emrin e qytetit tonë bregdetar, Saranda.
Fshati e ka marrë emrin nga projektuesi dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndau foto nga fshati në periferi të kryeqytetit kazak, që do të mbajë emrin e qytetit tonë.
“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur”, tha Pacolli.
“Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!”, u shpreh ai, lidhur me emrin e fshatit.
/NOA.al