Mjeti zbritës dhe ai hulumtues i sondës “Chang’e-4” kanë kaluar në të ashtuquajturën “gjendjeje fjetjeje” të premten për natën hënore, pas funksionimit për 23 ditë hënore.
Këtë e bëri të ditur Qendra e Programit të Hapësirës dhe të Eksplorimit të Hënës e Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës.
Një ditë hënore është e barabartë me 14 ditë tokësore, dhe një natë hënore është po aq e gjatë.
Sonda “Chang’e-4”, e cila kaloi në “gjendjen e fjetjes” gjatë natës hënore për shkak të mungesës së energjisë diellore, qëndroi 660 ditë tokësore në anën e pasme të Hënës deri të shtunën, dhe mjeti hulumtues “Yutu-2” udhëtoi 565.9 metra.
Gjatë ditës së 23-të hënore, “Yutu-2” shkoi në veriperëndim, duke udhëtuar drejt një zone me bazalt dhe një krateri me reflektueshmëri të lartë.
Shkencëtarët kryen matjet e para të dokumentuara sistematikisht të rrezatimit në Hënë me të dhënat e marra nga gjurmuesi i rrezatimit të neutroneve.
Sipas studimit të botuar në revistën “Science Advances”, sipërfaqja e Hënës është mjaft radioaktive, afërsisht dy deri tre herë më shumë se Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe 300 herë më shumë se sipërfaqja e tokës në Pekin.