Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut, Ali Shahini.
Përveç kontributit të dhënë të Shahinit si nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, familja e tij kishte dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Ali Shahini ishte dekoruar kohë më parë për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.
Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan kryetari i Ferizajt.
/NOA.al