Xhyhyre Shabani 6 vite pas v rasjes së të birit, Ervin Hasanaj në Siri, kërkon që të kthehen eshtrat e djalit si dhe ç’regjistrimin e tij nga Gjendja Civile.
Mes lotësh ajo tregon dhe arsyen që i biri, në atë kohë vetëm 21 vjeç, vendosi të largohej për një jetë më të mirë.
57-vjeçarja, Xhyhyre Shabani, thotë se prej 6 vitesh endet dyerve të institucioneve, ku kërkon çregjistrimin e djalit të vrarë në Siri.
Mes lotësh ajo rrëfen se nuk ka marrë ndihmë as për kthimin e eshtrave.
“Ka shku me familje djali për punë, nuk ka shkuar për të luftuar. Djali im ka vuajtur për një copë bukë, falej 5 herë në xhami dhe e kanë vrarë duke dalë nga xhamia.”
Sakaq, 57-vjeçarja dyshon se djalin ia v ranë, i papërfshirë në luftë. Ajo kërkon mbështetje nga shteti.
“Kanë dashur ta fusin në l uftë, djali nuk ka pranuar dhe ka dashur të kthehet dhe se ka lënë ISIS. Kam 5 vjet që djalin e kam gjallë këtej dhe të v dekur andej”, – thotë ajo.
Ajo tregon se pas një vit qëndrimi, Ervini mori me vete bashkëshorten dhe fëmijët.
“Djali ka shkuar një vit përpara dhe pastaj ka marrë nusen. Të paktën një vërtetim të na japin që t’u lidhim një pension fëmijëve sa të mbarojnë gjykatat. Ai i ka të dhënat, ka dalë edhe në gazetë që e ka v rarë ISIS”.
Vdekjen e djalit e mësoi më 1 prill 2014, rreth 1 javë pasi ai ishte vrarë. Xhyherja sot e sëmurë tregon se jeta e saj ka qenë tejet e vështirë, pasi që në moshën 32-vjeçare është detyruar të jetë vetë burrë e grua.
“Mos i rëntë as armikut halli im!”
I riu la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij që sot janë pa asnjë ndihmë, ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga shteti, mbi fatkeqësinë që i ka ndodhur familjes së saj.
/NOA.al