Momente tensioni janë shënuar ditën e sotme në ambientet e jashtme të parlamentit.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri është ndjekur nga pas, nga deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri.
U desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të shuar konfliktin mes palëve.
Duke folur për mediat lidhur me konfliktin, Valteri tha, “Nuk jam idiot ta ndjek pas! Më kërcënoi ‘nuk më njihni mua’, zoti Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat dhe opozitën parlamentare. Me paratë e Gjiknurit janë blerë edhe votat e deputetëve të tjerë. Shtëpia ime dhe familja ime është parë më herët sesi i zgjidhim këto probleme. I kemi dhënë provat sesi i zgjidhim këto gjëra. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni”.
Debatet nisën pasi Parlamenti miraton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa dakordësinë e opozitës.
Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR. /noa.al