Tashmë janë ndezur ethet e fushatës elektorale, pasi në 25 prill pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Partia Socialiste synon të marrë mandatin e tretë qeverisës dhe për këtë gjë ka nisur vrullshëm puna në bazë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur takimet, duke kërkuar votat e qytetarëve.
Ditën e sotme ai ka ndarë një video në rrjetet sociale, pasi ka gjetur një të ri tek një berber duke shkruar në kokë me qethje, “PS 3”.
I lumtur nga zelli i mbështetësit të flaktë socialist, Veliaj i dha vetë “prekjen” e fundit qethjes. /noa.al