Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Tempora” ka ngritur tonet kur ka folur për kryeministrin Rama, duke thënë se shqiptarët duhet të jenë “ose me demokracinë, ose me djalin e Kristaqit”.
Ai u shpreh se prej kohësh vendi ynë drejtohet nga oligarkë që nuk njohin atdhe, por marrin çdo vendim pa menduar për interesin e popullit.
Meta ka komentuar edhe shprehjen e Ramës se babai i tij ka qenë në anën e duhur të historisë, duke u shprehu se babai i kryeministrit nuk ka qenë partizan, por ka firmosur për vdekjen e një poeti kur po hapej bota.
“Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.
Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat. Nuk duhet të ishte prekur kushtetuta fare”, tha Meta.