Loading...

Me simbolin kombëtare, kush janë dy adoleshentët që humbën jetën në sy të nënës dhe vëllait të tyre

Dy vëllezër shqiptarë nuk i ndaheshin simboleve kombëtare shqiptare, dhe si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, që edhe pse në një vend të tjetër, edukoheshin me dashurinë për kombin dhe atdheun.

Por jeta dhe ëndrrat e tyre do të ndërpriteshin tr agjikisht, pas një ak sidenti që ka tr onditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe kudo.

Dy adoleshëntët shqiptarë, Hasan Arifaj, 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humbjen jetën tr agjikisht ditën djeshme në Gjermani.

Tr agjedia e rëndë ndodhi dje në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.

Dy vëllezërit u go ditën nga një tren, që po kalonte në qytetin ku ata jetonin.

Mrekullisht ak sidentit i shpëtoj vëllai i tretë i tyre.

Sipas mediave gjermane i shpëtuari ishte duke shkuar në shkollë me vëllezërit e tij, por ishte me fat, sepse ishte i fundit që po ecte pak më ngadalë se dy të tjerët, kur kaloi treni që i mori para.

I mbijetuari ndodhet në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

E gjithë skena u pa nga nëna e fëmijëve, e cila po i shoqëronte fëmijët në shkollë.

Familja në fjalë ishte nga Deçani dhe jetonte prej disa vitesh në Gjermani.

Një tr agjedi që ka sjellë një valë reagimesh, për kushtet e sigurisë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com