Loading...

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur miliona euro prej gjyqeve të humbura në arbitrazh, në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti.

Pa i përmendur emrin Presidentit, ai tha se i qëndron besnik bindjes se në praninë e miqve nuk flet për punët e brendshme të shtëpisë.

Por shtoi se në emër të fakteve, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja se kemi humbur arbitrazhe, madje tha se një pjesë e njerëzve mendojnë se janë paguar edhe paratë e humbjeve.

“Po ju gazetarët dhe mediat çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Dei më tani nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur, kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturës së huaj që punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake, se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime dhe të mos mbytet për ditë në llumin e gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtra më të rënda”, u shpreh Rama.

Ai tha të kundërtën se Shqipëria ka fituar procese në arbitrazh, por nuk ka humbur asnjë prej arbitrazheve që diskutohen, por se vazhdojnë betejën për ti zmbrapsur.

Lidhur me Presidentin, deklaroi se nuk duhet bërë koment sa kohë nuk është vendim përfundimtar dhe se çdo koment është shkelje e procesit, duke thënë se “Imagjinoni se sa shumë autori i këtyre deklaratave e ka mendjen te Shqipëria”.