Loading...

Ja partia e re dhe ku pritet të kandidojë Klevis Balliu

Qarku i Korçës i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës, një ditë më parë, ndërsa u bë votimi për kandidatët për deputetë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet e ardshme parlamentare.

Mbrëmjen e djeshme se demokratët e Pogradecit kanë skualifikuar nga gara Klevis Balliun, djali i Fahri Balliut. Raportohet se Balliu ka marrë 310 vota kundër nga 450 anëtarë që kanë marrë pjesë në votime.
Por, mesa duket pas skualifikimit nga demokratët, Klevis Balliu do të jetë kandidat për deputet i një tjetër partie.

Burime për CNA.al nga LSI bëjnë të ditur se me shumë mundësi Klevis Balliu do të jetë kandidat i kësaj partie në Tiranë, në zonën e Unazës së re.

Kujtojmë këtu edhe miqësinë e vjetër të babait të Klevisit, Fahri Balliu, me Ilir Metën, ish-kreun e LSI-së, sot president.
Për hir të miqësisë së vjetër dhe “heroizmave” të Klevis Balliut, në mbështetje të banorëve të Unazës së re, Meta mund ta fusë Klevis Balliun, në listat e kandidatëve të LSI-së në Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pra, mesa duket edhe pse me skemen e djeshme të organizuar nga ish kreu lokal, Kasem Galla dhe ish deputeti Ervin Salianji, Klevis Balliu do jetë kandidat i mundshem nga LSI në Tiranë dhe do mbulojë Unazën ose Kombinatin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com