Një 18-vjeçare u gjet e v dekur për shkak të një mbid oze he roine, të cilën ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje i dashuri i saj.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik italian.
Një ditë para se të vdiste, Maria Chiara Previtali kishte festuar ditëlindjen dhe si dhuratë nga i dashuri i saj, Francesco Gunucci kishte marrë he roinë.
Gunucci akuzohet për vr asje me dashje dhe aktualisht është i dyshuari i vetëm.
Lidhur me ngjarjen, ai ka treguar detajet e fundit me të dashurën e tij: “Vetëm në mëngjes rreth orës 9 kur e thirra për të shkuar në lokal pasi nuk kishte kafe në shtëpi pashë që ishte e bardhë.
“Nuk kam asgjë për të fshehur. Dua të mbrohem. Është e vërtetë që përdor drogë dhe që ajo mori një dozë he roinë. Ajo donte ta provonte”, ka shtuar më tej i dashuri i vajzës.
Mediat italiane kanë raportuar ngjarjen, ndërsa opinioni publik është shokuar nga rritja e përdoruesve të heroinës nga adoleshentët, të cilët nga varësia prej saj, po humbin jetën.
/NOA.al