Një lajm i trishtë. Është gjetur e pajetë në banesë Jole Santelli, 51-vjeçe, presidentja e parë e Rajonit të Kalabrisë. Para se të bëhej presidente e Rajonit, ajo ishte deputete.
Lajmi i hidhur u bë me dije pak çaste më herët nga kryetari i bashkisë së Cosenza, Mario Occhiuto.
Ajo ishte gruaja e parë që drejtoi rajonin e Kalabrisë (e zgjedhur më 15 shkurt 2020), kurse lajmi për vdekjen e saj tronditi qytetarët dhe gjithë botën e politikës.
Santelli ka folur gjithmonë sinqerisht për sëmundjen. Vetëm dje, megjithë kushtet shëndetësore që ishin përkeqësuar kohët e fundit, ajo mori ojesë në disa takime politike. Pavarësisht betejës së saj personale, në fakt, kurrë ajo nuk ka ndaluar të punojë për njerëzit e saj.
“Unë kurrë nuk e kam fshehur sëmundjen time, të gjithë e dinë”, deklaroi ajo më herët.
“Po trajtohem në departamentin e onkologjisë së Paola. Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm. Por e di, shumë gjëra nuk po funksionojnë. Dhe unë do të përpiqem të ndryshoj”, – tha ajo.
“Kur një person vuan në jetën e tij, kur dhimbja fizike bëhet radikale dhe e pakompresueshme, atëherë ai person ka dy mënyra: të depresionohet dhe të zgjedhë atë që fati zgjedh për të. Ose të aktivizohet, të përqendrohet dhe mbi të gjitha të rebelohet”, – shtoi Santelli me vendosmëri, para se të vazhdonte të fliste për emocioninet që ndjeu ditën në të cilën Silvio Berlusconi e kishte kontaktuar atë për t’i kërkuar të kandidonte për postin e presidentes së Rajonit në Kalabri.
Mediat italiane raportuan se 51-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e tij, ndërsa mëseohet se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
/NOA.al