Loading...

I zgjatet mandati Kryesisë së PS-së

Kryesisë së PS-së i kishte mbaruar mandati 4 vjeçar, por pas mbledhjes së Asamblesë gjatë ditës së sotme, teksa pritej të zgjidheshin anëtarët e rinj të saj, afati është shtyrë pas zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që kjo Kryesi të vijojë edhe për një vit punën, duke lënë gjatë fushatës në “ankth” drejtuesit e rinj të mundshëm të kësaj partie.

Mësohet se më i interesuari për ato pak ndryshime që mund të ndodhin sot në Kryesinë e PS-së ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shihet si pasuesi i kryeministrit Edi Rama në parti, pas largimit të këtij të fundit.

Me këtë Kryesi Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbyllje të Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama, pas shumë zërave që qarkullonin ditët e fundit, zbuloi se paraardhësi i tij në parti, Fatos Nano, nuk do të rikthehet si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Rama vlerësoi Nanon si liderin historik të së majtës, ndërsa vëmendjen e fokusoi te procesi i përzgjedhjes së kandidadëve të rinj për deputetë, në listat e PS-së, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ai ftoi këdo që dëshiron t’i bashkohet PS-së, në një garë të hapur, që tha se do të zhvillohet në përzgjedhjen e kandidaturave, proces që do të nisë shumë shpejt, edhe për rivlerësimin e ministrave dhe të deputetëve, si dhe garantoi po ashtu, se kjo parti do të ketë sërish skuadrën më të fortë, për të garantuar fitoren e një mandati historik.

Kush janë anëtarët e Kryesisë së PS, që u zgjatet mandati edhe për një vit:

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Mimi Kodheli

Eglantina Gjermeni

Vangjush Dako

Fatmir Xhafaj

Valentina Leskaj

Niko Peleshi

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian Gjiknuri

Blendi Klosi

Erion Braçe

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Felaj

Ulsi Manja

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com