Ndërron jetë drejtori i shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Tiranë, Dedë Malaj pasi ishte infektuar me Covid-19.
Drejtori Malaj, mësohet se ishte dërguar para disa ditësh për një kurim më të specializuar në Turqi por nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe shkolla “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, në një postim në rrjetet sociale ku shkruhet:
“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”