Loading...

Historike në Belgjikë/ Në qeveri ministrja e parë transgjinore

Eurodeputetja transgjinore Petra De Sutter e të Gjelbërve bënë histori në Belgjikë.
Ajo u emërua Zëvendës Kryeministre e koalicionit të ri të qeverisë belge dhe ministre e Administratës Publike, duke u bërë kështu transgjinorja e para që mban një post të tillë në Euvropë.

Profesoresha e gjinekologjisë, e specializuar në fertilitet, në Universitetin e Gentit, 57 vjeçe, është ithtare e të drejtave të transgjinorëve dhe ka folur hapur për përvojat e saj.
“Isha 40 vjeç kur vendosa të bëhesha plotësisht gruaja që kam qenë gjithmonë dhe për shkak të këtij vendimi kam humbur kolegë, njerëz që kam njohur dhe madje edhe miq. Jo të gjithë kanë pasur fatin që unë kam pasur në jetë, në të qenit e pranuar në mjedisin e punës dhe nga partneri im. Në fakt, shumë pak njerëz në situatën time e kanë pasur këtë fat”, tha ajo në një intervistë.

“Kjo është arsyeja pse unë duhet të bëj diçka, për ata që nuk e kanë pasur këtë fat. Unë kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë dhe e shoh kaq të padrejtë sa që njerëzit në botë thjesht vuajnë për atë që duan të jenë”, deklaroi ajo.

De Sutter e mirëpriti emërimin, ku me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh mirënjohës për besimin që ka marrë. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com