Një 31-vjeçar i dentifikuar si Eugert Shqalshi, me origjinë nga Malajt i Mirditës, ka ndërruar jetë këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i të riut është gjetur i pajetë në hotelin ku ai punonte, ndërkohë që ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij. Pritet që autopsia të zbulojë mbi atë çfarë e shkaktoi ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme për 31-vjeçarin. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi.
“Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për vdekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë. Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.