Policia e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve në terren, ka vendosur 85 gjoba me vlerën 3.000 lekë për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë.
Gjithashtu janë vendosur 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë për tre lokale që pas orës 20:00 vazhdonin me muzikë të larte dhe pa respektuar protokollet e sigurisë.
Gjatë mbrëmjes se djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, inspektoi disa zona të kryëqytetit ,për te parë nga afër zbatimin e masave Anti-covid dhe punën e Policisë.
Veliu ju ka kërkuar punonjësve të policisë masa të shtuara gjatë fundjavës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit,duke marre parasysh festën e e Halloëeen-it. Ardi Veliu ka urdhëruar të ushtrohen kontrolle të shpeshta në lokale dhe në sheshe,parqe e ne cdo ambjent publik si dhe të ndëshkohen me gjobë ata të cilet abuzojnë me rregullat e vendosura si dhe me masat e sigurise.
Thirrja ka qënë për të gjitha rrethet dhe qarqet qe të marrin masat përkatëse si dhe mos lejohen organizime dhe festime pasi jane burimi i virusit.Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anti-covid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime , si dhe pronarët e lokaleve të zbatojnë protokollin e sigurisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. /NOA/