Eli Fara nga muzika në politikë! Si rrallëherë këngëtarja që u bë e njohur në vitet ‘80-të dhe vazhdon të jetë në piacën e muzikës edhe sot, Eli Fara ka vendosur të përfshihet në botën e politikës.
Artistja 53-vjeçare është bërë objekt i komenteve dhe polemikave nga më të ndryshme vetëm pak orë pasi u shfaq në krah të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, pas rekrutimit që ai i bëri në fushatën e Partisë Socialiste.
Asambleja socialiste e Njësisë 5 në Tiranë nisur krejt ndryshe nga herët e tjera, dhe Eli Fara u komentua si pjesë e ndryshimit. Teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit, Eli Fara i përshëndeti të pranishmit edhe me një këngë live, për të dëshmuar se momentalisht e ka ende një këmbë tek muzika.
Me një fjalim që ka detajet e një fjalimi të një zonje që është rritur dhe në skenë dhe argumenton arsyen pse po kthen sytë nga politika, Eli la të kuptohej se ajo tashmë është bindur pse duhet të hedh një tjetër hap në jetë.
“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë, duhet t’ju thuash faleminderit! Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se çka qenë?! Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur, dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe më njerëz të bukur.
Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri! Jam korçare por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera. Por po i kalojmë të tjerat! Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, theksoi Eli Fara.
Është bërë e njohur tashmë strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai për mandatin e tretë ka nisur të grumbullojë këngëtarë, artistë dhe vajza të bukura për fushatën e Partisë Socialiste.
E pas emrave si Kastro Zizo apo Noizy, kryebashkiaku Erion Veliaj të gjithë kritikëve u është përgjgijur me rekrutimin e fundit, Eli Farën. Kujtojmë se Eli Fara performoi në duet me Stresin në festivalin e fundit të RTSH, prandaj edhe afrimi i saj në fushatë me kryebashkiakun Veliaj, është parë gjithashtu si një sfidë e hapur që krybashkiaku i Tiranës u ka bërë artistëve dhe politikanëve të kampit kundërshtar.
Nga ana e saj Eli Fara u kujdes të ruajë edhe profilin e një artisteje, që kërkon të thotë të vërtetën, duke përligjur kështu atë që fansat e saj nuk vonuan ta konsideronin “përlyerje me politikë”.
Komentet komprometuese që shp ërthyen në rrjetet sociale, detyruar Veliaj të reagonte në mbrojtje në saj. Veliaj tha se Eli Fara “e q au” kur tha se Tirana po ndryshon, falë punëve të mira nga ana e tij dhe po konkuron me qytetet më të bukura që ajo ka parë kudo që ka qenë, në SHBA, Evropë dhe më gjerë.
Por kush ia mundësoi kryebashkiakut në fushatën e PS-së këngëtaren Eli Fara? Zbulohet se ofertën Elit ia bëri mikesha e saj, e njohur si miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari, pjesë e stafit të Veliajt, e cila po bën të njëjtën gjë, për të afruar edhe artistë të tjerë në të adhmen.
Erion Veliaj nuk vonoi me komentin e tij lidhur me performancën e Eli Farës, në fushatën e PS-së.
“E qau Eli Fara: “Unë s’merrem me politikë, por kur shoh përreth liqenin, amfiteatrin, parkun Olimpik e gjithë projektet e tjera, e kam shumë të qartë zgjedhjen – zgjedh ata që punojnë”. “Faleminderit për mbështetjen Eli, do punojmë edhe më fort!”, premtoi ai, teksa pati reagime negative për vendimin që mori këngëtarja e njohur, kur iu bashkua një ditë më parë PS-së.
Vetëm pak orë pas bërjes publike të vendimit, këngëtarja ra pre e su lmeve të shumta, shumë prej të cilëve e konsideruan një “artiste të shitur”. Të tjerë komentues hodhën dyshimet se ajo po planifikon hyrjen në politikë, për të kandiduar.
Ndërkohë tek-tek kolegë të saj në muzikë kanë folur kanë shprehur me kunja qëndrimin e tyre ndaj këtij vendimi, duke folur për “shitje shpirti”, gjithandej.