Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme opinionin publik në Austri, teksa një nënë ka vr arë 3 fëmijët e saj të mitur.
Tre vajza të vogla u gjetën të vd ekura në një shtëpi, pasi nëna e tyre telefonoi policinë duke thënë se kishte vr arë fëmijët e saj.
Sipas “The Sun”, ngjarja tr agjike u zbulua në një shtëpi në Vjenë, rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se fëmijët ishin të moshës 8 muajsh, 3 dhe 9 vjeçe.
Ata humbën jetën pasi u mbytën nga nëna e tyre 31-vjeçare.
Kjo e fundit, kur mori policinë në telefon u tha oficerëve se donte të vr iste veten.
E reja, e cila mësohet se është me origjinë nga Nepali, por jetonte në Austri, u arr estua në vendin e ngjarjes.
Babai i vajzave, sipas mediave vendase, jeton në Vjenë, por ishte i ndarë nga bashkëshortja.
Mbeten mister shkaqet e ngjarjes, ndersa po hetohet nga autoritetet vendase.