Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.
Arsyet e grevës së tyre, siç raportohet, janë ekonomike dhe sociale.
Kërkesa kryesore është që t’iu lejohen takimet me familjaret. E dyta është mungesa e kushteve higjienike. Dhe e treta, ajo që cilësohet sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.
Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata thonë se tjetër arsye është fakti se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.
Të burgosurit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismali.
Prej disa ditësh të burgosurit në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit ndodhen në grevë urie. Ndërkohë revolta e të burgosurve ka nisur në të gjitha burgjet e vendit,
Ditën e djeshme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjerë në Burgje.
Të burgosurit kanë shpërthyer në akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke e akuzuar për korrupsion.