Loading...

Cfarë e ka mbajtur Kryemadhin larg ekranit këto javë?

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatoren Nisida Tufa ishte këtë të shtunë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi e pyetur për mungesën e saj disa javore në komunikime publike, por edhe në studion e emisionit, pranoi se mungesa kishte ardhur për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo tha se i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve dhe se kjo gjë e kishte penguar edhe të fliste për pak kohë.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet. Nuk hiqen në këtë moshë por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, tha Kryemadhi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com