Loading...

Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi kurorëzohet kampion bote për titujt IBO dhe WBA, në boks/ Deputeti i PS-së: Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit!

Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, në boks.

Ai fitoi ndaj rivalit gjerman, në raundin e tretë, një ndeshje e dominuar prej boksierit shqiptar.

Arritja e tij sportive ka bërë krenarë shqiptarët anembanë.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebook, Taulant Balla deklaron se me fitoren e tij Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët.

Për koecidencë, emri i bokesierit mban edhe emrin e djalit të deputetit socialist.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bravo kampion i ri i botës Robin Krasniqi.

Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit.

33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com