Loading...

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’

Pas lajmit se një prej ministrave të kabinetit Rama ka partneren 5 muajshe shtatëzënë, e cila nuk është gruaja por e dashura e tij, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar gazetari Bledi Mane.

Lajmi i divorcit të ministrit është raportuar jo vetëm nga mdiat pranë opozitës por edhe nga grupe të rrjeteve sociale dhe portale pranë PS-së.

Mane ka replikuar për lajmin që qarkullon në media, duke e mbrojtur ish-ministrin e Financave, ministrin e Rindërtimit dhe të Covid-19, Arben Ahmetaj, se ai nuk ka të krahasuar me djalin e Sali Berishës.

Po kështu gazetari ka zbuluar, se ministri Arben Ahmetaj së fundi është divorcuar nga bashkëshortja, për t’i lidhur zyrtarisht me të dashurën e tij, e cila thuhet se ka mbajtur postin e disa drejtorive.

Pas konstatimit të Manes për divorcin e ministrit, me të drejtë të gjithë mendojnë se shkak për divorcin është bërë dhe shtatëzania e të dashurës së ministrit.

E plotë nga Bledi Mane

NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT

***

Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen. Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, nisën me avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:

“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”

Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane. Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk ka as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral. Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku. Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri. Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.

Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…

Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë? Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit. Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash.

Dhe kë, socialistët? Të paktën këta mëkatarë qeverisës kanë dhenë shembuj të mirë, këta marrin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe nuk pallohen fshehurazi bodrumeve të selive.

Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com